Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka marrë vëmendjen e mediave portugeze. Në një artikull të publikuar së fundmi media portugeze shkruan:
“Policia shqiptare ka shpallur në kërkim një portugez për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi një javë më parë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhër arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”,– shkruhet në artikull.
Gjithashtu theksohet se krimi mund të lidhet me mafien shqiptare. “Kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi se portugezi është autori i vrasjes së Nikuljat. Sipas autoriteteve shqiptare ekzekutimi është filmuar dhe duket Ruben Saraiva”, thuhet më tej në artikull.