Çfarë ndodh me ne pasi vdesim? Kjo është një pyetje që i ka ndarë njerëzit në grupe sipas besimeve që ata kanë. Padyshim, kjo pyetje na bën të mendojmë se çfarë ndodh me trupin tonë pasi vdesim. Por, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndryshimesh fizike ndodhin në trupin e njeriut kur zemra pushon së rrahuri?
1. Zemra ndalet dhe gjaku grumbullohet
Kur zemra pushon së rrahuri, një person deklarohet zyrtarisht i vdekur nga mjekët. Nëse dikush është në spital, vdekja njoftohet kur ndalon zemra. Sapo ndodh kjo, të gjitha pjesët e trupit fillojnë të vdesin me ritme të ndryshme.
Gjaku nuk do të pompohet më nga zemra, prandaj ai grumbullohet në arterie dhe vena.
2. Trupi ndryshon ngjyrën
Kur gjaku ndalon së pompuari, në trup krijohen dy tone ngjyrash dhe gjaku zbret në pjesën e poshtme të trupit, për shkak të gravitetit. Ky efekt bën që trupi të duket i mavijosur në disa vende, ndërsa pjesët e tjera duken më të zbehta
3. Algor mortis
Algor mortis ndodh kur trupi fillon të ftohet. Temperatura standarte e trupit duhet të jetë 37 ° C, por pas vdekjes trupi e humbet këtë temperaturë me rreth 0.8 ° C çdo orë.
4. Rigor mortis
Disa orë pas vdekjes, trupi bëhet tepër i ngurtë Kjo ndodh për shkak të uljes së niveleve të adenozinës trifosfatit (ADT). Procesi zakonisht fillon me forcimin e qepallave dhe muskujve të qafës.
5. Shtrëngim
Edhe pse një person mund të ketë vdekur, trupi i tyre mund të dridhet dhe të lëvizë deri në disa orë pas vdekjes. Lëvizjet e vogla ndodhin kur muskujt fillojnë të vdesin dhe indet muskulore fillojnë të tkurren. ëse disa muskuj kontraktohen në të njëjtën kohë, mund të duket sikur trupi po lëviz.
6. Tërheqje e fytyrës
Ne jemi një shoqëri e fiksuar për të ndryshuar efektet e plakjes, duke gjetur mënyra të ndryshme për tu dukur sa më të rinj. Për ironi të fatit, kur një person vdes fytyra e tij tërhiqet pasi muskujt pushojnë së tkurruri.
7. Zorrët zbrazen
Teksa pjesët e tjera të trupit shtrëngohen, disa të tjera fillojnë të lirohen, përfshirë këtu muskulin unazor. Arsyeja që kjo ndodh është sepse muskuli unazor kontrollohet nga truri, i cili tani ka vdekur. Në mungesë të një kontrolli të tillë, muskuli unazor bën gjithçka që dëshiron. Ndërsa hapet, çdo mbetje largohet nga trupi.
8. Erërat e këqija dalin jashtë
Të gjithë e dinë se kufomat nuk kanë erë të këndshme, por jo shumë njerëz e dinë se çfarë e shkakton këtë. Erërat e këqija janë si rezultat i qelizave që vdesin në trup të cilat lëshojnë enzima për të njoftuar bakteret aty pranë se diçka ka vdekur.
9. Zhurmat e pazakonta
Teksa trupi ashpërsohet, ai mund të prodhojë zhurma të ndryshme si gazra, kërcitje dhe gërhitje.
10. Organet e brendshme ‘hanë’ vetveten
Kur një person është gjallë, sistemi imunitar i mban bakteret në trup nën kontroll. Sapo një person vdes, bakteret fillojnë të egërsohen dhe të hanë zorrët.
11. Kalbëzimi
Gërryerja ndodh kur qelizat tona vazhdojnë të prishen dhe kohezioni i indeve humbet kur proteinat fillojnë të zbërthehen.
12. Lëkura lirohet
Ndërsa gazrat nga dekompozimi fillojnë të grumbullohen, lëkura fillon të shkëputet nga kocka dhe muskujt ndërsa bëhet ‘e rrëshqitshme’.
13. Kockat
Kockat janë gjëja e fundit që prishen kur një person vdes, shpesh prishen dekada pasi ka ndodhur vdekja.
Kjo ndodh kur bakteret, kërpudhat dhe organizmat e tjerë fillojnë të punojnë në kocka. Kur kockat janë dekompozuar, ne do të mbetemi me hidroksiapatit, një mineral kockash që bëhet pluhur.
/Burimi:Mirror/Përshtati:Priza.al/