Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës, Ilir Meta miratoi sot raportin për shkarkimin e tij. Në një dokument prej 94 faqesh përfaqësuesit e PS pretentojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Kuvendi pritet të votojë raportin në seancë në 7 ose 10 qershor.
Gazetarja e ABC, Esiona Konomi e ftuar në Radarin Informativ u shpreh se komisioni i dytë hetimor për Metën ndryshon nga i pari për tre arsye “nxitimi për të zhvilluar seancat për ta mbyllur për tre javë, mungesa e dëshmisë së Ilir Metës dhe konsultimi me Komisionin e Venecias”.
Esiona Konomi thotë se në media u abuzua me lajmin se kishte informacion nga SHISH. “Unë e kam parë vetë dokumentin e SHISH, ishte vetë një faqe. SHISH thotë që nuk kam informacion për sa më kërkoni” tha gazetarja e “ABC”-së.