Agjencia e njohur e Brukselit, ‘EurActiv’ ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një artikulli agjensia shkruan se pengesa më e madhe e Shqipërisë në rrugën e integrimit është sundimi i ligjit.
Sipas ekspertëve, sistemi shqiptar i drejtësisë ende vuan nga korrupsioni i përhapur, mungesat profesionale dhe joefikasiteti strukturor, me besimin e publikut tek gjykatat dhe zbatimi i ligjit që mbetet jashtëzakonisht i ulët.
“Reforma në drejtësi e mbështetur nga BE filloi në Shqipëri në vitin 2016 dhe parashikon verifikimin e çdo prokurori dhe gjyqtari në vend. Procesi, megjithatë, ka ecur me ritme të ulëta dhe ka qenë i mbushur me vështirësi.
Me pak se gjysma e anëtarëve të gjyqësorit janë verifikuar, gjysma kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë vlerësuar pasurinë, reputacionin dhe kualifikimet e tyre. Kjo e çoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në bllokim për gati dy vjet dhe shkaktoi një grumbullim të çështjeve deri në dhjetëra mijëra.
Në vitin 2021, mandati për vazhdimin e reformës u zgjat, pavarësisht se besimi i qytetarëve për këtë proces po binte çdo vit, sipas disa sondazheve të pavarura. Për më tepër, sistemi i drejtësisë është duke u përballur me vonesa, me mijëra çështjes penale dhe civile presin që të trajtohen. Për ata që janë shkarkuar për shkak të mospërputhjeve me pasurinë e tyre dhe problemeve me korrupsionin, mungesa e ndjekjeve penale, e lëre më pas e dënimeve, ka ndezur zemërim në shtëpi dhe në Bruksel, shkuan agjencia.