Mediat folën për një lidhje/ Rita Ora shfaqet për herë të parë në publik me regjisorin e njohur  

Ai është 45 vjeç dhe ka qenë i martuar më parë, ndërsa ajo është 30, e bukur, e re, dhe shumë e famshme, megjithatë dashuria nuk i vë re këto diferenca. Fjala është për DIV-ën shqiptare të muzikës, Rita Ora, e cila po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi, mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare dhe regjisori i “Thor”, i lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, u panë të premten në mbrëmje teksa ndoqën premierën e RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.

Dyshja u shfaqën shumë të qeshur, ndërkohë që “Daily Mail” raporton se, çifti shmangi tapetin e kuq në një përpjekje për të ndaluar fotografimin së bashku.

foto galeri

Ndërsa prisnin fillimin e ngjarjes, Rita dhe Taika biseduan nga afër duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit, derisa këngëtarja dukej të ketë vënë dorën në shpatullën e Waititi.

Më vonë, artistja dhe aktori u larguan me vrap nga vendet e tyre me Ritën duke përshëndetur fansat para se skenaristi ta ndiqte nga një derë anësore. Jashtë, Taika vuri dorën në kurriz të Orës dhe të njëjtit po qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin.

foto galeri

Rita mori vëmendje me stilin e veçantë, me një triko të tejdukshme e pantallona të bardhë. Biondja gjithashtu mbante një xhaketë leopard dhe pamjen e kompletoi me një model tërheqës flokësh.

Në anën tjetër, Taika u shfaq elegant në një kostum blu të errët. Sipas “The Sun”, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat më private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”,- tha një burim.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *