Mediat franceze jehonë ekspozitës së Ramës në Athinë

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Televizioni francez TV5 Monde i ka kushtuar një reportazh ekspozitës të sapo çelur në Zapion Megaron, ku morën pjesë personalitete të shquara si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.

“Arti në shërbim të vëllazërimit” titullohet reportazhi, duke iu referuar fqinjësisë dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Korrespondetja e televizionit e cilëson kryeministrin Rama si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi kujdeset vetë për mënyrën e vendosjes së veprave të shumta në mur.

-Arti në shërbim të vëllazërimit.

Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të Diplomacisë greke, Nikos Dendias, nën kujdesin e veçantë të të cilit organizohet ky event.

Spikeri i lajmeve-Tani do të flasim për dy vende fqinje, Greqia dhe Shqipëria. Duhet të kthehemi në fund të Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e konfliktit të fundit të armatosur në kufirin e tyre, por zyrtarisht parlamenti i Athinës nuk e ka shfuqizuar Ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940. Pavarësisht kësaj, dy vendet shpalosin sot miqësinë e tyre në këtë event jo të zakontë. Reportazh i korrespondentes sonë në Athinë Angjili Kurni.

Reportazhi:

–Zapioni, një monument historik i mbrojtur, në qendër të Athinës, një vend presigjioz i kthyer në shëtitoren e preferuar të athinasve, të vegjël e të mëdhenj. Por sot Zapioni mirëpret një ekspozitë arti, simbolika politike e së cilës është e veçantë, sepse artisti është vetë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. I vëmendshëm për detajet, ai merret vetë me vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra.

Kryeministri Edi Rama– I kam përdorur ngjyrat sikurse përdoren fjalët, për të shprehur një politikë të caktuar. Në fillim ishte akt politik, nuk ishte akt estetik.
-Boceta, skica, vizatime, Edi Rama pikturon ashtu si të tjerë bëjnë politikë, por për Kryeministrin socialist të dyja janë të lidhura. Ai pikturon mbi raportet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, letra, projekt ligje.

Kryeministri Edi Rama– Është një ushtrim që më ndihmon, në një mënyrë ndryshe, të vendos raportin tim me të tjerët ndërsa thuhen gjëra dhe merren vendime të rëndësishme.

-Ditën e caktuar gjithçka është gati, diplomatë dhe ministra turren. Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, nën kujdesin e të cilit organizohet kjo ekspozitë, mbërrin i pari, për të pritur Edi Ramën. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, por edhe mosmarrëveshje të rëndësishme veçanërisht për sa i përket vijës kufitare në detin Jon. A mund të shërbejë arti si terren i rrugëzgjidhjes? Kjo është sfida e kësaj ekspozite të mbështetur nga Kryeministri Grek, konservatori Kiriakos Mitsotaqis.

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis– Është kënaqësi e madhe që e kemi Edin në Athinë, sot këtu ka ardhur si artist, jo si Kryeministër.
Kryeministri Edi Rama- Është vërtet kënaqësi e madhe, është diçka prekëse, sepse sikurse ua thashë, kur kam ardhur këtu në Greqi në vitin 1991, nuk e imagjinoja kurrë se do të shihja gjithë këtë.

-Ekspozita që do të qëndrojë hapur deri në fund të marsit, është një sukses, nga shumë aspekte.

Vizitor– Ky është rasti për të sjellë brezin tim, që ka jetuar në gjendje lufte me Shqipërinë, në një periudhe paqeje dhe shkëmbimi kulturor.

–Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *