Finalja e ‘Novibet Cup’ pritet të zhvillohet në Shqipëri. Siç u raportua më herët, pas refuzimit të ri të Policisë qipriote, EPO filloi të kërkonte stadiume në vendet fqinje si Serbia dhe Rumania.
Kështu sipas informacioneve nga Dimitris Tsorbatzoglou, përgjigja e parë pozitive ndaj federatës greke ka ardhur nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të vendit fqinj, FSHF-ja ka dhënë dritën jeshile për mundësinë që ndeshja që do të vendosë trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut që do të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës.
Stadiumi kombër “Air Albania” ka një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh dhe vitin e kaluar priti finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.