Mediat greke jehonë “BBV”: Nuk e kemi parë në asnjë transmetim këtë që po ndodh në Shqipëri

“Big Brother Albania” është një nga reality show-t më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri. Ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e edicionit të dtë VIP, media greke gazzetta.gr, i ka dedikuar një artikull, duke mos u foksuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë.

Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy dhe që nuk është parë në asnje edicion të asnjë vendi tjetër, janë sponsorët, që gjenden kudo, në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.

Ja çfarë shkruan konkretisht artikulli:

Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat.

Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.

Që atëherë, Big Brother-in e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peisazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.

Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Big Brother Albanian fjalën e parë e kanë sponsorët, të cilët janë kudo. Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma.

Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.

Në fakt, e tillë është “beteja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.

Dhe më në fund vijmë te pyetja: A e kanë tepruar pak me vendosjen?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *