Këngëtari i njohur i Kosovës, Sabri Fejzullahu, edhe pse i angazhuar me projektet e tij muzikore dhe koncerte, për të katërtën hërë është shpallur i vdekur.
Në vetëm tre muaj, portalet kanë shkruar, se ky i fundit është ndarë nga jeta, edhe pse 74 vjeç, ai gëzon shëndet të plotë, dhe është shfaqur shpesh këto ditët e fundit nëpër intervista ku ka qenë i ftuar.
Menjëherë, mbas lajmit të fundit, në lidhje me vdekjen e tij, Fejzullahut i është dashur të reagojë nëpëpërmjet një statusi në Facebook, për t’i treguar ndjekësve të tij se ai është mirë dhe po vijon punë e tij në lidhje me projektet e tij.
“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.
Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.