Mediu flet pas seancës në Gjykatë: Asnjë autoritet për kalibrat në Gërdec

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë sot në seancën e radhës në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Pas seancës, ai theksoi se si ministër nuk kishte autoritet mbi kalibrat e municioneve, duke shtuar se vendimet për këtë çështje miratoheshin nga shefi i shtabit të përgjithshëm, i cili është gjithashtu këshilltar i kryeministrit dhe presidentit.

‘Një ministër nuk mund të jap mendim për kalibrat. Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i kryeministrit dhe presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.’

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *