Medvedev kërcënon me luftën e tretë botërore…nëse NATO mbërrin në Krime

Dita e 125 e luftës në Ukrainë është shënuar me një sulm mizor të raketave ruse që goditën një qendër tregtare duke lënë më shumë se 18 viktima e 57 të plagosur. Kiev raporton se raketat ruse goditën “një qendër tregtare, ku kishte më shumë se një mijë civilë”. Për këtë arsye KËshilli I Sigurimit të OKB do të ketë sot një takim urgjent të këkruar nga Ukraina ku do diskutohen sulmet e fundit ruse.

Në këtë mënyrë zëvendës Shefi i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev  ka bërë një deklaratë të fortë kërcënuese. “Nëse NATO tenton të pushtojë Krimenë do të jetë Lufta e Tretë Botërore”, ka thënë ai.

“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë. Nëse një vend anëtar i NATO-s do të bënte një lëvizje të tillë, kjo do të çonte në një konflikt kundër të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut: në Luftën e Tretë Botërore, në një fatkeqësi totale”, deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i intervistuar nga mediat e Moskës.

Sipas ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara dorëzimi i vazhdueshëm i armëve nga Uashingtoni në Kiev vetëm sa e përkeqëson spiralen e konfliktit dhe rrit kërcënimin e përkeqësimit të mëtejshëm me pasoja të paparashikueshme”.

Zelensky e ka quajtur një akt terrorist sulmin në qendrën tregtare ndërsa presidneti amerikan e ka dënuar atë si një akt mizor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *