Medvedev: Perëndimi po i afrohet një lufte botërore

Ish-presidenti rus dhe aleati prej kohësh i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, tha se shpërthimi në tokën polake tregon se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore.

“Incidenti me ‘sulmin me raketa’ të pretenduar të Ukrainës në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.

Presidenti polak Andrzej Duda tha më herët se vendi nuk kishte prova konkrete për të treguar se kush e qëlloi raketën që goditi një fabrikë drithi dhe vrau dy persona.

Banorët e Przhevodov, një fshat në kufirin polako-ukrainas, ku u dëgjuan shpërthime të forta pas rënies së dy raketave që Polonia zyrtarisht pretendon se janë të prodhimit rus, janë në tronditje. Gazetarët e gazetës kryesore polake Gazeta Wyborcza ishin në vendin e aksidentit dhe folën me popullsinë vendase.

 

 

Vendasit thonë se raketat ranë në një tharëse gruri pranë një ferme të drejtuar nga një biznesmen italian. Aty ndodhen edhe disa objekte banimi. Pak para orës 16:00, dy gjëmime të forta u dëgjuan mbi fshat, thanë vendasit.

Në vendin e rënies është formuar një krater i thellë dy metra, i cili shihet edhe nga videot në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *