Medvedev: “Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore”

Putin provokon sërish Shtetet e Bashkuara dhe i jep shtetësinë ruse Edëard Snoëden. “Asgjë nuk ndryshon për ne, ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë”, tha Uashingtoni

“Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme sipas doktrinës bërthamore.” Kështu ka thënë, cituar nga TASS, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse dhe ish-presidenti i Federatës, Dmitry Medvedev. Rusia – shtoi ai – “do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar fqinjët armiqësorë, si Ukraina, të blejnë armë bërthamore”.

Referendumet ndërkohë njihen si të vlefshme nga Moska në 4 zonat e pushtuara “pasi pjesëmarrja ka kaluar 50%”. Kështu thonë autoritetet ruse, sipas raporteve të TASS. “Në Donetsk – thotë Tass – 86,89% e votuesve votuan të hënën në mbrëmje. Pjesëmarrja në votime është aktualisht 83,61% në Lugansk, 63,58% në Rajonin Kherson dhe 66,43% në Rajonin Zaporizhzhia “. Sot është dita e fundit e votimit për aneksimin me Rusinë: qendrat e votimit u hapën në orën 8 dhe do të mbyllen në 16 “menjëherë më pas do të fillojë numërimi i votave dhe do të shpallen rezultatet e exit poll-eve”.

 

Qeveria federale gjermane beson ndërkohë se është e mundur që tubacionet e gazit Nord Stream të jenë dëmtuar nga sulmet. Shkruan gazeta Tagesspiegel, duke cituar burimet e saj dhe shton se “ka pasur një rënie të presionit në dy gazsjellësit në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri”. Sipas gazetës, Berlini nuk e konsideron “rastësi” ndërprerjen e njëkohshme të tubacioneve të gazit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *