108 persona kanë rënë në pranga pas një megaoperacioni anti-drogë të zhvilluar në Itali kryesisht në zonën e Kalabrisë, por edhe në Pescara, Milano, Salerno, Ancona, Romë dhe Cagliari.
Të arrestuarit janë vënë nën hetim për trafik ndërkombëtar drog, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal dhe trafik armësh.
Prokurorët bënë me dije se bandat furnizoheshin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe në më pak se 2 vite futën 6 ton kokainë në Itali.
Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.
Miliona eurot e ‘Ndrangheta-s’ do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.