Forcat policore në Amerikën Latine kanë sekuestruar lëndë narkotike tip kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshiu 15 vende.
Ata konfiskuan gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe kryen pothuajse 15,000 arrestime.
Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpol tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme.
Operacioni çoi në “çmontimin” e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të grupit Brazilian Primeiro Comando da Capital, bandës Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, mes të cilëve ka dhe shqiptarë.