Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Policisë së Triestes e koordinuar nga Drejtoria Antimafia, kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë këtë të martë.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë duke u kryer hetimet paraprake, si dhe nga operacioni janë lëshuar 38 urdhër-arreste.
Mësohet se ndër të tjera janë sekuestruar rreth 2 milionë euro para cash, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.