Megaoperacioni më i madh i dëgjuar në historinë e Europës/ Kokaina e sekuestruar në Itali kap vlerën 240 mln euro, hetimi nisi pas…

Sekuestrimi më i madh i dëgjuar ndonjëherë në Europë, 4.3 ton kokainë që kap vlerën e 240 milionë eurove, në operacionin e Triestes e përfshirë edhe SHBA.

Mediat italiane bëjnë me dije se megaoperacioni u bë falë bashkëpunimit të Guardia di Finanza,  nën drejtimin e Drejtorisë Antimafia. Së bashku me kokainën policia ka sekuestruar edhe 2 milionë euro cash, si dhe makina të grupit kriminal, mes të cilave edhe një kamion.

Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.Të gjitha marrëdhëniet midis prodhuesve dhe blerësve të kokainës së Amerikës së Jugut në territorin kombëtar dhe evropian u rindërtuan nga maji 2021 deri në maj 2022. Në Itali, bandat e njohura kriminale të organizuara në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri thuhet se menaxhojnë mallin.

Mësohet se për 4.3 ton kokainë të sekuestruara janë paguar 96 milionë euro nga grupet kriminale, dhe nëse do të rishiteshin në tregun italian për të paktën 240 milionë euro.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *