Revista satirike Charlie Hebdo është vendosur në qendër të kritikave. Shkak është bërë karikatura e saj ku në fokus ka mbretëreshën Elisabeth dhe nusen e saj Meghan Markle.
E gjitha ka ardhur pas deklaratës së kësaj të fundit, e cila tha se ishte larguar nga Pallati Mbretëror se “nuk merrte dot frymë”. Ka qenë pikërisht kjo deklarata e saj që është vendosur në qendër të satirës së kësaj reviste, duke bërë një paralelizëm me të riun, afro-amerikanin George Floyd në SHBA që u vra nga polici duke i vënë shkelmin në fyt.
E njëjta është paralelizuar edhe më mbretëreshën ku e kanë vizatuar duke i vënë shkelin në fyt Meghan Markle. Kjo ka sjellë një lumë kritikash.
Karikatura e radhës e Charlie Hebdo është e frymëzuar nga intervista që princi Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey, që plasi një “bombë” në duart e monarkëve të Britanisë së Madhe ku i akuzonte për racizëm.