“Meghan Markle ishte një ‘sociopate narcisiste’ e cila po planifikonte largimin e saj nga familja Mbretërore që në fillim”. Kështu shkruhet në librin e ri që pritet të ketë detaje bombë lidhur me Markle nga ish-stafi i saj mbretëror.
Burimet i thanë autorit Valentine Low, i cili shkroi “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, se anëtarët e stafit shpikën epitetin për Dukeshën e Sussex, sipas një raporti i ‘The Sun’.
#England🇬🇧 #USA🇺🇸
Meghan Markle's Mitarbeiter bezeichneten sie als »narzisstische Soziopathin« wg ihres ständig fordernden Verhaltens+gaben sich den Namen »Sussex Überlebenden Club«, lt. dem neuen Buch »Courtiers: The Hidden Power Behind The Crown«
👇https://t.co/1DxCK3qoXn pic.twitter.com/bU1Xbpdnbz
— Judith Grohmann🇦🇹🇪🇺🇮🇱 (@EmmaPeel_Knight) September 25, 2022
Libri detajon sjelljen e supozuar të shëmtuara nga Meghan dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, të cilët u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020. “Të gjithë e dinin se institucioni do të gjykohej nga lumturia e saj. Gabimi që ata bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur”, citohet të ketë thënë një ish-punonjës. “Ajo donte të refuzohej, sepse ishte e fiksuar pas asaj gjëje që nga dita e parë”. Punonjësit pretenduan gjithashtu se ata “u vunë në lojë” nga Meghan dhe Harry.
“The Post” ka raportuar se Meghan i kishte prezantuar ‘Netflix’ një projekt që në vitin 2018 kur ajo ishte ende pjesë e familjes mbretërore. Harry pretendoi se ata nuk menduan të bashkoheshin me shërbimin e transmetimit derisa të largoheshin nga detyrat mbretërore.