Meghan, Dukesha e Sussex e Britanisë, ka njoftuar se do të botojë një libër për fëmijë muajin tjetër me titull “The Bench”. Libri eksploron marrëdhënien midis babait dhe djalit të parë nga këndvështrimi i nënës.
“The Bench” është frymëzuar nga lidhja midis Princ Harry dhe djalit Archie. Libri është ndërmarrja e fundit nga Meghan dhe Harry, nipi i Mbretëreshës Elizabeth, pasi ata u larguan nga detyrat mbretërore dhe u transferuan në Los Angeles vitin e kaluar.
I ilustruar nga artisti Christian Robinson, “The Bench” do të botohet më 8 qershor. “The Bench” filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”, tha dukesha në deklaratën e saj.
“Shpresa ime është që “The Bench” të rezonojë me çdo familje, pa marrë parasysh përbërjen, aq sa bën me timen”. Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë, nuk është mbretëresha e parë që hyn në botën e letërsisë për fëmijë.
Trashëgimtari i fronit, Princi Charles shkroi “Plaku i Lochnagar” bazuar në histori që ai u tregonte vëllezërve të tij të vegjël, ndërsa Sarah Ferguson, Dukesha e Yorkut, ka shkruar gjithashtu një numër tregimesh për fëmijë.
Burimi i lajmit: Reuters. Përshtati: Priza.al