‘Mekanizma detyrues për…’/ Pas kryebashkiakut Veliaj edhe Silva Bino hedh idenë e saj ‘personale’ për pasaportën e vaksinimit  

Mutacioni “Delta” po kërcënon çdo ditë e më shumë me shpejtësinë e përhapjes së tij edhe Shqipërinë, e cila deri tani ka vaksinuar vetëm 30% të target-grupit që duhet të vaksinohet.

Por sot Silva Bino, shefe e departamentit të Sëmundjeve Infektive, ka pasur radhën për të hedhur “gotën” e saj të “benzinës” në zjarrin e debatit mbarë botëror që është hapur për bërjen ose jo të vaksinave me detyrim.

Bino thotë se duhet të kemi një mbulesë vaksinale 90%, pasi virusi po përhapet më me shumë shpejtësi se sa ritmet e vaksinimit.

Duke shprehur mendimin e saj personal bazuar dhe në eksperiencat me sëmundjet infektive, Bino thekson se ka ardhur momenti të përdoren mekanizma detyrues.

“Fushatat e gjata të lodhin dhe ka një relaksim të njerëzve që nuk shkojnë me vullnet”,- tha Bino.

Por a duhet edhe Shqipëria të ndjekë të një njëjtin model si Italia apo vende të tjera që nuk lejon frekuentimin e bareve restoranteve apo transportit publik nga persona të pavaksinuar?

“Duhet të ketë mekanizma detyrues, ndoshta jo t’i privojmë nga jeta sociale megjithëse restorantet janë burim i përhapjes, por institucionet arsimore, qeveritare, shëndetësore”,- deklaroi Bino.

Për këtë duhet të ketë një vendim nga komiteti i ekspertëve pasi si në strukturat shtetërore edhe në ato arsimore ka punonjës që hezitojnë të vaksinohen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *