Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Meksikë. Mediat e huaja raportojnë se 39 persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në një qendër paraburgimi për emigrantët, pranë kufirit me SHBA-në. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së hënës, ndërsa raportohet se 29 persona të tjetë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Në momentin që ka nisur sulmi me armë zjarri në objekt ishin 68 burra nga Amerika Qendore dhe Jugore.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit dhe Komisioni Kombëtar qeveritar për të Drejtat e Njeriut ishte thirrur për të ndihmuar emigrantët. Në nëntor, dhjetëra emigrantë u revoltuan në qendrën më të madhe të paraburgimit të Meksikës në qytetin jugor të Tapachula pranë kufirit me Guatemalën. Askush nuk vdiq në asnjërin incident.