Meksikë/ Sulm me armë, shtatë persona të vrarë

Të paktën shtatë persona u vranë në një pishinë publike në Guanajuato të Meksikës, përfshirë një fëmijë, kur disa të dyshuar hapën zjarr ndaj tyre, raportoi CNN të dielën.

Një dëshmitar iu tha autoriteteve lokale se të armatosurit kishin mbërritur në pishinë dhe kishin hapur zjarr, ndërsa më pas dëmtuan kamerat e sigurisë para se të largoheshin.

Kur forcat lokale të sigurisë arritën në vend gjetën trupat e pajetë dhe gëzhojat.

Përveç të vrarëve, një person u plagos rëndë. Guanajuato është një qendër e madhe bujqësore dhe prodhuese.

Megjithatë, ky vend me gati 200,000 banorë ka reputacion për incidente të dhunshme dhe është tronditur nga luftërat brutale mes grupeve rivale të drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *