Melinda i bën vetes dhuratën super luksoze

Reperja e njohur, Melinda di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo komentohet shpesh për format trupore por edhe për këngët që publikon për fansat e saj. Mirëpo, së fundmi, Melinda ka vendosur të llastojë veten e saj. Ajo ka blerë një makinë super lukzose të cilën e ka shpërndarë edhe në rrjetin social ‘Instagram’. Si ju duket surpriza e reperes per veten e saj?

Pas publikimit të këngës më të re nga Tayna, në të cilën ajo thumbonte reperen Melinda, ka ardhur më herët edhe reagimi nga kjo e fundit. Në disa postime në ‘Instastory’, Melinda tha se katër vite më parë kur ajo u bë pjesë e tregut, kolegët filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo.

“Më duket shumë për të qeshur. Në vitin 2018 e gjithë estrada shqiptare u duk ndryshe dhe ende sot në vitin 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur? E vërteta është e vërteta, mos u prekni, vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën sepse unë jam më realja këtu”- u shpreh Melinda.

Ajo nuk ka përmendur emra konkretë, por fansat dyshojnë se bëhet fjalë konkretisht për Taynën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *