Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Melisa Lleshi, së fundmi është bërë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’. Ajo ka biseduar me Atdheun, e cila i ka treguar se ish i dashuri i saj e kishte tradhtuar me një shoqe. Ajo ka thënë se këtë e ka kuptuar pasi ishte ndarë nga ai për arsye të tjera.
“Nuk dua të dashurohem më, unë e pata një pëlqim dhe nuk kam më besim te asnjë, nuk ka lënë vend për besim”.
“Nëse nuk më pëlqen një gjë thjeshtë zhdukem, të njëjtat fjalë, të njëjta gjëra. Më vonë mora vesh që kishte shkuar me një shoqe time, jo shoqe e ngushtë”, është shprehur Melisa.