“Dy muajt e vonesës janë shkaktuar edhe për shkak të terrenit të vështirë në Gjadër, por marrëveshja do të shërbejë si zgjedhje për problemet nga 1991. Transporti do të kryhet nga anijes e marinës italiane dhe ministria e Brendshme ka shpallur një garë për shpenzimet e transportit, 13.5 mln euro. Kemi 334 milionë euro, që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorin kombëtar. Këto nuk duhet të konsiderohen burime shtesë, pasi këta emigrantë do të priteshin në Itali.
Kanë kosto. Elementi kryesor i kësaj marrëveshje, i dobësim, është që mund të jetë mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të vijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Këtë vit kemi një ulje me 60% të emigrantëve në brigjet e Italisë. Pra ne nuk po bëjmë kosto shtesë, por investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, ne në Itali do të kursejmë rreth 136 milionë Euro. Jemi mjaft të kënaqur dhe në fund të punimeve do të doja të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur, Ramën dhe ministrat” tha ajo.