Për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Shqipëria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama, janë goditur në mënyrë krejt të padrejtë nga mediat italiane sa i takon lidhjes së një marrëveshjeje për luftën ndaj emigracionit të jashtëligjshëm mes dy vendeve.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Gjadër, ku do të ngrihet një kamp italian për përpunimin e emigrantëve, Meloni përforcoi mendimin e saj se në fakt, italianët e kuptojnë se nuk ka lidhje kryeministri Rama, Qeveria shqiptare, apo populli shqiptar, me goditjet që vijnë nga mediat italiane.
Përkundrazi, të gjithë italianët sipas saj, i vlerësojnë bashkëpunimet historike mes dy vendeve, si edhe ndihmën e herë pas hershme që shqiptarët i kanë dhënë Italisë pa kushte.