Banesa e biznesmenit Luan Goxhaj, është grabitur mëngjesin e sotëm në Memaliaj të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, por nuk është vënë re nga askush, pasi as pronarët nuk ndodheshin në shtëpi gjatë grabitjes.
Mesa duket, autorët i kanë vëzhguar ose i njihnin lëvizjet e pronarëve dhe kanë gjetur momentin për të hyrë dhe për të grabitur “të qetë”.
“Aksioni” është pikasur vetëm në mëngjes, pasi banorët e tjerë të zonës kanë vënë re se dera e banesës së komshiut, ishte e hapur me forcë ose shpërthyer.
Ndërkohë, ende nuk bëhet e ditur se çfarë kanë vjedhur autorët brenda banesës së biznesmenit.
Policia si në çdo rast pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pronari i baneses eshte biznesmen dhe kjo ka qene arsyeja e grabitjes nga keqberesit. Keta te fundit ngelen mister per momentin. Policia vijon punen per zbardhjen e autoreve dhe ngjarjes.
/Priza.al/