Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës në Memaliaj. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Makina në pronësi të një 40 vjeçari ishte parkuar pranë banesës.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në motorin e automjetit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.