Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në fushën e kinematografisë midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës dhe Serbisë gjatë samitit të ‘Open Ballkan’.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se ky memorandum është një zhvillimi i qëndrueshëm nëpërmjet investimeve konkrete të përbashkëta në fushën e kinematografisë.
Postimi i plotë:
? Jemi të kënaqur, që sot të hedhim një hap konkret në bashkëpunimin #kulturor në Ballkanin Perëndimor. Në vijim të memorandumit të nënshkruar në 8 qershor 2022, po ndalemi hap pas hapi në fusha të veçanta, që rrisin bashkëpunimin mes vendeve tona dhe promovojnë rajonin tonë.
? Ne sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audio vizuale midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Serbisë.
? Në këto kohëra të vështira që po kalojmë ajo çka na duhet të gjithëve është zhvillimi i qëndrueshëm nëpërmjet investimeve konkrete të përbashkëta në fushën e kinematografisë.