Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton se ka nisur puna për vendosjen e memorialit të shenjtores, Nënë Tereza në Kodrat e Liqenit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan se ky memorial do të jetë bekim për Tiranën.
Postimi i plotë:
Memoriali i shenjtores Nënë Tereza mbi Kodrat e Liqenit do të jetë një bekim i madh për qytetin tonë! ??
Shumë i lumtur ? që së bashku me Mons. Arjan Dodaj do të nisim punën për ngritjen e këtij oazi që i kushtohet pelegrinazhit, besimit dhe reflektimit! ?