Menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi shprehet se banorja e BBVIP është e lindur për televizion, që e vogël e ka pasur ëndërr të marrë pjesë në programe televizive. Përsa i përket punës që ajo bën në Itali, menaxheri shprehet se Heidi është një sipërmarrëse, merret me varka elektrike.
Blendi Salaj: E keni ndjekur Heidin brenda “Big Brother VIP” dhe si ju duket loja e saj?
“Nuk e kam ndjekur të gjithë sepse edhe më duhet të punoj. Por kam parë disa situata më të rëndësishme ku ka bërë pjesë Heidi dhe besoj se po bën një rrugëtim interesant. Përvoja e “Grande Fratello” ishte e kufizuar për atë që ndodhi. Ndërkohë që kam parë që ajo që ka bërë në “Big Brother VIP” ka qenë më e bukur dhe aty është treguar Heidi e vërtetë. Me ka thënë që ka pasur dëshirë të bëjë diçka në vendin e vet. E ka shfaqur veten në mënyrë më të hapur aty. Heidi ka lindur për televizion. Është sipërmarrëse, merret me varka elektrike, kjo është një risi. Ka pasur pasion televizionin edhe kur ka qenë e vogël. Ka marrë pjesë me prani të shkurtëra në programe të ndryshe televizive në Itali. Heidi dëshiron të jetë e lumtur, sidomos në vendin e saj. Këtë më ka shprehur disa herë. Do i thosha që të vazhdojë të jetë lineare. Duke qenë një vajzë e sinqertë nuk ka nevojë të shtoj shumë gjëra. Përvoja e saj këtu ka qenë shumë e mirë dhe në ndryshim nga “Grande Fratello””, tha ai në Wake Up”.