Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi ishte në radhët e të ftuarve mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”.
Këngëtari i njohur realizoi një sfidë përballë Trejsi Sejdinit, sfidë e cila konsistonte në zbulimin e një sekreti për secilin bashkëpunëtor.
Si përforcim për Bardhin në këtë lojë ishin edhe producenti Çelik Lipa dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj.
Një nga personazhet që Bardhi duhet të zbulonte një sekret ishte këngëtarja Fifi. Askush nuk e dinte, por dyshja paska pasur disa përplasje dhe arsyeja ka qenë kënga e tyre.
“Jam kapur 5-6 herë me Fifin për këngën”, u shpreh Idrizi teksa shtoi se do të ketë sërish një bashkëpunim mes tyre.
“I etur për pikë” menaxheri i Bardhit nuk e la me kaq këtë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes pikante se kush shkruan më mirë tekste Bardhi apo Fifi.
Jetmiri nuk u mendua dy herë për të thënë emrin e këngëtarit, duke shtuar se kjo dihet pasi ai ja shkruan tekstet e këngëve më shumë se gjysmës së këngëtarëve tonë.
Ndërsa më herët, Bardhyl Idrizi iu përgjigj pyetjes: “Na thuaj sonte një emër personazhi VIP që të ka shokuar për keq, si edhe personazhin VIP shqiptar që të ka shokuar për mirë”. Ai tregoi se Zuna e ka shokuar për keq pasi i ka anuluar një xhirim në moment të fundit. Bardhi zbuloi se duhej të shkonin në Dubai për xhirimet mirëpo nuk ndodhi kjo gjë për shkak të anulimit.
Nga ana tjetër, ai foli për Azet, të cilin e konsideroi si një reper që e ka shokuar për mirë.