Menaxhimi i Butrintit, mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit Meta

Është rrëzuar me 72 vota kundër dhe 27 voota pro dhe 2 abstenim, dekreti i presidentit Ilir Meta për menaxhimin e parkut të Butrintit.

Në votim morën pjesë 101 deputetë.

Në qershor Meta riktheu për shqyrtim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit, pasi sipas tij cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Presidenti theksoi më parë se praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.

Projekt ligji që përfshin administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore nga Fondacioni jo shtetëror shqiptaro- amerikan për Zhvillim ka ndezur debat jo vetëm në komision, por edhe në Kuvend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *