Plehrat `sundojnë` qytetin, Bashkia e Durrësit: S’ka zgjidhje përfundimtare, jemi në fazë studimi

Situata kaotike e krijuar me menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Durrësit edhe pse mori një zgjidhje momentale duket se ende nuk ka marrë drejtim përfundimtar në afatgjatë.

Aktualisht mbetjet e qytetit bregdetar po dërgohen në vend-depozitimin e Sharrës, por ky i fundit i ka lënë kohë deri më 15 korrik për të gjetur zgjidhje. Nëse ajo nuk gjendet nuk do të jetë e largët koha kur sërish kaosi nëpër qytet me male plehrash të kthehet përsëri.

Pas një kërkese zyrtare nga “Monitor” mbi këtë situatë Bashkia e Durrësit sqaroi se aktualisht është duke u bërë një studim i cili pritet t’i japë edhe zgjidhjen për mënyrën sesi do të menaxhohen mbetjet në vazhdim. Më poshtë përgjigjet e plota nga Bashkia e Durrësit sa i takon problematikës së mbetjeve që vijoi për disa ditë.

Deri para mbylljes së landfillit të Porto Romanos, sa i kushtonte Bashkisë menaxhimi i plehrave?

Bazuar në informacionin marrë nga Drejtoria e Buxhetit, të dhënat jepen në tabelën e mëposhtme:

Pse u bë mbyllja e landfillit të Porto Romanos, pa u zgjidhur më parë çështja e trajtimit të mbetjeve?

Vend-grumbullimi i mbetjeve në Porto Romano u mbyll me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 06, datë 13.01.2020 “Për miratimin e lejes së infrastrukturës: “Mbyllja e vend-depozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i ECO-PARK me vendndodhje në Bashkinë Durrës”, Bashkia Durrës u la pa vend-depozitimin kryesor.

Referuar situatës kritike në fushën e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane, të cilat janë mesatarisht 75 500 ton mbetje në vit, bazuar dhe në VKM-në nr.418, datë 27.05.2020 “Për miratimin e dokumentit të politikave strategjike dhe të planit kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve 2020-2035”.

Pika 7, menaxhimi i mbetjeve të ngurta shtëpiake, procedurat ligjore ngarkojnë bashkitë me përgjegjësi për trajtimin dhe depozitimin e mbetjeve, si dhe për menaxhimin e impianteve të trajtimit të tyre.

Cilat janë planet afatshkurtra për zgjidhjen e situatës emergjente dhe ato afatgjata përfshirë afatet dhe kostot përkatëse?

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit nr.01, datë 13.01.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta”, Këshilli i Qarkut të Durrësit na përcjell studimin “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” me alternativat për zgjidhje të problematikës së mbetjeve, përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUMI) në kuadër të programit “Menaxhim i qëndrueshëm dhe miqësor në sektorin e mbetjeve”, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW dhe Konsulenti “p2mberlin & Enviroplan”.

Ky studim i është paraqitur Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve nga AKUMI (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve) ku na jepen dhe alternativat për zgjidhjen e situatës. Në këtë studim paraqiteshin 3 alternativa përkatësisht:

Bashkia e Durrësit vendosi me Vendimin e Këshillit Bashkiak me Nr. 68 datë 10.06.2021 “Për miratimin e skenarit të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në Vendimin Nr. 6 datë 20.05.2021 të Komitetit të Menaxhimit Integruar të Mbetjeve dhe Vendimin nr. 3, datë 02.06.2021të Këshillit të Qarkut të Durrësit” për vazhdimin e studimit dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare për menaxhimin e mbetjeve.

Aktualisht Bashkia e Durrësit. me anë të ndihmës së pushtetit qendror, kryen realizimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, pa kosto deri në përfundimin e zgjidhjes së kësaj problematike nga pushteti qendror, i cili do të asistojë dhe me mbështetje financiare për aplikimin e këtij studimi.

/Burimi: Monitor/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *