Menaxhimi i mbetjeve në vend ka mbetur një sfidë e pa kapërcyer dhe pse rreth 4 vite nga nisma për diferencimin e tyre në burim ende ky projekt nuk po gjen zbatim dhe shtrirje. Për rrjedhojë të këtij dështimi ka mbetur zgjidhja me e kushtueshme dhe që lëvron edhe më tepër para; Incenerimi. Kjo metodë e trajtimit të mbetjeve rëndon më tepër në kurriz të qytetarëve duke paguar më tepër taksa për këtë shërbim.
Problematika e mbetjeve është e njëjtë në Kavajë, Shijak, Fier, Lushnje e Peqin dhe gjithashtu edhe në Vlorë. Menaxhimi i mbetjeve lë për të dëshiruar, Bashkia hedh mbetje urbane në fushë-mbetje të paligjshme, dhe më pas qëllimisht i vë flakën duke krijuar një katastrofë mjedisore.
Sipas burimeve jo zyrtare nga Bashki të ndryshme të vendit sqaruan se problemi nuk qëndron tek organizimi menaxhimi, sipas tyre është buxheti ai që kufizon “lëvizjet” e bashkive për të administruar siç duhet mbetjet.
Në një intervistë për Priza.al ish-ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u shpreh se ndarja administrative e re është përgjegjëse për këto probleme.
“Ndarja e re administrative ka bërë që shumë bashki të falimentojnë financiarisht dhe të kenë të pamundur investimet apo trajtimin e mbetjeve urbane”, u shpreh Mediu
Bashkitë e kanë përgjegjësi sipas ligjit 139/2015, për Vetëqeverisjen vendore, çështjen e mbetjeve urbane, ku në nenin 23, Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, pika 10 thuhet shprehimisht: Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
Më 22 tetor, Kryeministri Rama ka kërkuar që të gjitha bashkitë të bëjnë të mundur planifikimin e një fondi në buxhetin e vitit të ardhshëm për depozitimin e tyre, në të kundërt me anë të një ultimatumi ai deklaroi se do të ketë sanksione për secilën prej bashkive që nuk e respekton këtë gjë.
Megjithatë, nëse menaxhimi i mbetjeve do të kalojë në një strukturë qendrore, me në krye Ministrinë e Mjedisit, apo do të përballohet nga bashkitë, kjo do të shihet në vijim, ku edhe bashki të tjera kanë nisur shkëndijat e para të problemit të menaxhimit të mbetjeve.
Ndërkohë që bashkitë ankohen për mungesë të fondeve, inceneratorët po marrin miliona euro nga buxheti i shtetit. Por mos veprmi në kohë nga dora e shtetit solli situatën e vitit 2021 në Fier, ku fusha e mbetjeve urbane në hyrje të Fiert përfshi nga flakët, zjarr ndenji ndezur për pesë ditë. Kjo fushë, e cila është afro 7 ha dhe afro 50 vjeçare ka bërë që të tejmbushet e bashkia të shpallte emergjencën mjedisore çka u mendua se situata do merrte zgjidhje në mes të gushtit, por mbeti në letër.
Më tej ish-ministri i mjedisit sqaron se nuk është e nevojshme të shpikim asgjë mjafton të përdorim modelet e fqinjëve tanë.
“S’ka zgjidhje tjetër përveç asaj qe kemi pranuar si vend që duam të bëhemi anëtar të BE.
Nuk kemi pse shpikim asgjë mjafton te shohim si veprohet në Kroaci apo M Zi”, u shpreh Fatmir Mediu
Shqipëria ka vite që merret me riciklimin e mbetjeve, por infrastruktura nuk është e organizuar në nivel kombëtar.
Problematika lidhur me vendepozitimin e mbetjeve pranohet edhe sipas Ministrisë së Infrastrukturës.
Në përgjithësi, mund të thuhet se depozitimi jo i duhur i mbetjeve është sfida më serioze e MMN aktuale në Shqipëri. Vitet e fundit, janë zbatuar projekte të ndryshme, të përqendruara në përmirësimin e venddepozitimeve në vend, p.sh. realizimi i vend depozitimeve sanitare sipas standardeve të direktivës së BE-së për vend depozitimet, thuhet në Planin Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, hartuar nga MIE.
Fatmir Mediu – ish Ministër i Mjedisit
Intervista e plote:
Si e shihni nismën për pastrimin e Shqipërisë, si po shkon menaxhimi i mbetjeve në Bashkitë e Vendit?
-Shqipëria ka mare disa angazhime në kuader të anëtarësimit në BE edhe në fushën e Mjedisit dhe menaxhimit te mbetjeve.
Në bashkëpunim me komisionin Evropian kemi miratuar ligjin dhe strategjitë për menaxhimin e mbetjeve.
Jemi akoma shume larg standardeve që kërkon ligji dhe në shumë raste neglizhohet apo shkelet qëllimisht nga qeverisja qendrore dhe lokale.
Ndarja e re administrative ka bere qe shume bashki të falimentojnë financiarisht dhe të kenë të pamundur investimet apo trajtimin e mbetjeve urbane
Po ashtu vëmendja është drejtuar në qytetet kryesore duke lënë jashtë vëmendjes zonat rurale.
Kryeministri Rama mblodhi për të disatën herë kryebashkiakët për këtë çështje, por bashkitë nuk arrijnë të suportojnë kostot, çfarë mendoni se po luhet?
Si kanë ndikuar Inceneratorët, cili është ngërçi real në këtë mes?
Ligji për menaxhimin e mbetjeve ka disa hapa te rëndësishëm për tu ndjekur:
Reduktimi: Ndarja: Riciklimi dhe Compostimi i mbetjeve.
Djegia e mbetjeve është konsideruar dhe konsiderohet e papera Ursule nga BE
Po ashtu lënda e dale nga riciklimi është lende me interes ekonomik për tu përpunuar.
Iniciatorët janë provuar tashme qe nen petkun e rruajtjes mjedisit kane f Shehut interesa te tjera abuzive.
Cila është zgjidhja që ju si ish- ministër jepni në lidhje me këtë situatë mos të harrojmë se në Fier në vitin 2021 për 5 ditë me radhë për shkaka të tymit dhe mbetjeve që digjeshin u krye një masakër e mirëfilltë mjedisore?
S’ka zgjidhje tjetër përveç asaj qe kemi pranuar si vend që duam të bëhemi anëtar të BE.
Nuk kemi pse shpikim asgjë mjafton te shohim si veprohet nê Kroaci apo M Zi.
Shkatërrimi i qëllimshëm i Industrisë se riciklimit krijoj pasoja ekonomike dhe mjedisore./Priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*