Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku dhe ka komentuar hartën e re gjyqësore.
Në fjalën e tij, Korreshi tha se harta territoriale i është referuar një sistemi italin, si dhe vdek pa marrë të drejtën.
“Me nismën për hartën e re gjyqësore ka mosakordancë të asaj çfarë ndodh dhe asaj që veprohet në terren. Një zgjidhje martese në Gjykatën e Tiranës sot do dy vjet, një zgjidhje martese në Lushnje do 30 ditë. Po deshën le të mendohen mirë po duan të martohen. Për të mos folur për Apelet. Të gjitha Apelet kanë ngarkesë të jashtëzakonshme. Magjistrati i ri që del gjyqtar në moshën 25 vjeç, nuk ka eksperiencë në administratë.
S’mund të presim 40 vjet sa të dalë magjistrati i ri. Dhe për të dalë te harta territoriale kam parë diku se i jeni referuar sistemit italian. Inshallah nuk është e vërtetë se hiqi vendimmarrjen atij sistemi, gjithë të tjerat janë të gabuara. Atje vdes pa le të marrësh të drejtën”, tha Korreshi.