Mendoi se ishin efektivë të policisë dhe ndaloi makinën, si u grabit Q7 në Lezhë? Grabitësit mbeten mister

Një “Audi Q7” në pronësi të 27-vjeçarit Meriton Ahmetaj, nga Kosova është grabitur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Lezhë, teksa kthehej nga Mali i Zi rreth orës 22:00.

Teksa Ahmetaj po udhëtonte së bashku me një mik, disa grabitës ende të paidentifikuar, i kanë prerë rrugën dhe i kanë grabitur makinën. Një nga makinat e grabitësve ka pasur edhe fenelina policie dhe 27-vjeçari në zonën e Milotit ka ulur shpejtësinë, pasi ka menduar se bëhej fjalë për autoritetet policore.

Pasi Ahmetaj ka ulur shpejtësinë, makina tjetër e grabitësve e ka parakaluar dhe i ka dalë përpara. Të gjashtë, të armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje 27-vjeçarit që të zbriste nga mjeti dhe ai është bindur.

Grabitësit janë larguar me makinën e tij, ndërsa i riu nga Kosova e ka denoncuar ngjarjen në komisariatin e policisë Laç. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë, por policia ka shoqëruar disa banorë të zonës që mund të kenë qenë dëshmitarë të grabitjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *