Pas caktimit të masës arrest me burg për tre të rinjtë që bënin namin me para false në kryeqytet, ka folur avokati i një prej të arrestuarve, pikërisht Vijard Kotorrit. I riu i cili u pikas nga pamjet e shpërdara nga Priza.al teksa po tentonte të thyente 2 mijë dollarë false, por që u kuptua nga punonjësja.
“Klienti im i gjeti para në rrugë, në afërsi të Laprakës”, deklaraoi avokati i të riut.
Në një prononcim për mediat avokati u shpreh se i riu sapo kishte marrë vesh që ishte shpallur në kërkim nga policia ishte dorëzuar në polici.
Ai shtoi se i riu i rritur në fshatin SOS ishte rritur jetim dhe kishte menduar se me ato para do të bënte disa ditë jetë luksi.
“Sapo klienti im, Vijard Kotorrin ka mësuar që është shpallur në kërkim, është dorëzuar në policinë vendore Tiranë, duke u bërë bashkëpunëtor për hetimet. U tregua bashkëpunues, ka kërkuar falje. Shpreh pendesën dhe jo vetëm këtë, por tregon se do të jetë deri në fund bashkëpunueses. Ai ka gjetur, siç edhe e ka deklaruar. Edhe për dy personat e tjerë, dua të theksoj se janë të pafajshëm, por thjesht kanë qenë shok, miq të Vijardit. Në asnjë moment nuk kanë pasur dijeni se ai i kishe gjetur. Sipas deklarimeve që më ka thënë, më tha se ato para i ka gjetur në afërsi të Laprakës. Ai është një person që është rritur në fshatin SOS, duhet theksuar ky fakt, nuk ka parë ndonjëherë aq para. ‘Jam tunduar’ tha dhe ka shkuar për të thyer disa para dhe ka menduar që të bëjë një ‘jetë luksi’ si të thuash. Momentin kur e mori vesh se ato para ishin të falsifikuara, ai i ka djegur ato. Paratë të tjera thotë se i ka djegur. Rreth 8 mijë dollarë kishte gjetur”, tha avokati.