Mendoni se nuk keni vartësi nga celulari? Këto pyetje do t’ju ndihmojnë që ta zbuloni ‘dobësinë’ tuaj

Ekspertët paralajmërojnë se jemi të varur nga celularët dhe rrjetet sociale dhe se duhet të bëjmë diçka. E para është se fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme dhe e dyta është se, simptomat e tërheqjes shfaqen kur dikush përpiqet ta kufizojë atë.

A ka ndonjë mënyrë për të kontrolluar se sa e shëndetshme ose jo, është marrëdhënia juaj me celularin?

Disa ekspertë rekomandojnë që t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:

  1. Telefoni juaj celular ka filluar të ndikojë në punën tuaj, apo t’ju pengojë të përqendroheni në studimet apo punën tuaj?
  2. A mendoni për celularin tuaj edhe kur nuk e përdorni?
  3. A ndiheni të padurueshëm dhe nervoz, kur nuk e mbani celularin në dorë?
  4. E kontrolloni vazhdimisht celularin tuaj dhe për më shumë kohë, nga sa do të dëshironit?
  5. A kanë filluar të ankohen familjarët se jeni shumë i zënë me celularin?

Nëse i jeni përgjigjur po ose jo ndonjërës prej këtyre pyetjeve, ju jeni në një zonë rreziku dhe është thelbësore, që të ndërmerrni hapa për të kufizuar përdorimin e telefonit tuaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *