Nata e djeshme e “Dancing With The Stars”, erdhi ndryshe ku konkurentët u ndanë në grupe dhe dhuruan performanca të jashtëzakonshme. Ata u ndanënë dy skuadra: “Llokumet dhe Zap”.
Performanca e skuadrës “Llokumet” mori më shumë pikë mirëpo nga ana tjeter, gjatë provave, Arditi është shfaqur mjaft i acaruar. Arbri nuk ndodhej prezent dhe kjo gjë ka revoltuar Arditin. Kujtojmë që Arditi ishte lideri i grupit e për pasojë theksoi se mungesa e Arbrit rrezikon eliminimin e gjithësecilit.
“Është në Korçë dhe nuk ka lajmëruar. Të paktën duhet të më kishte lajmëruar. Rrezikoni eliminimin gjithësecili. E ndërroj formacionin që sot. E mendova që ta nxjerr nga grupi”,- u shpreh Arditi.
Mirëpo, pas performancës, Arbri e sqaroi agravimin e situatës duke thënë se kishte kërkuar leje tek produksioni megjithatë ai tha se këto gjëra ishin vogëlsira për të.
“Pritej që të kishte debate. Sigurisht që mund të më acaronte një fjalë e thënë plus sepse në fund të ditës pavarësisht se janë ndarë disa detyra, unë isha i detyruar të ikja dhe i kisha marrë leje produksionit. Më lejoni të them që këto janë vogëlsira në krahasim me produktin final. Publiku e vlerëson këtë”,- nënvizoi Arbri.
Kërcimi i grupit mori komente mjaft pozitive nga juria dhe gjithashtu shumë pikë.Sher