Mëngjes i përgjakur ditën e sotme në Laç!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit në vendin e quajtur Sanxhak! Një shtetas rreth 55 vjeç, i identifikuar si Rakip (Pilot) Rroli, cili po udhëtonte me mjetin e tij ‘Audi’ është qëlluar me breshëri automatiku.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën duke ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe te FNSH-së dhe një grup me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Shtetit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
/Priza.al/