Edhe për ditën e sotme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.
Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik (pa hyrë në detaje) në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar.
Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.