Për aktoren Olta Gixhari mëngjesi i të premtes nuk ka qenë dhe aq i mirë, pasi ajo nuk është zgjuar me humor të mirë. Nervat mesa duket ia ka nxjerrë Armaldos, me të cilën “bashkëjeton” në rulot.
Tenori i është afruar t’i tregojë një histori, por ajo ia ka prerë shkurt. Më vonë ai tenton sërish ta pyesë se si e kalon ajo një mëngjes në shtëpinë e saj, por Olta kthehet me të bërtitura.
“Po ik ore më lër rehat, po të them që jam keq , ti vazhdon! Hej Zot i Madh, shqip po flas”- i thotë Olta e acaruar.
Më tej Olta ka debatuar edhe aktorin Gent Hazizi. Me sa duket shkak i debatit janë bërë diskutimet për festimet e Vitit të Ri. Olta, e cila ishte brenda oborrit të vogël të rulotit, iu drejtua Gentit me tone të ashpra, duke marrë edhe përgjigje të njëjtë.
Pjesë nga debati:
Genti: Nuk po flas me ty, por me maestron.
Olta: Po maestro me mua po rri.
Genti: A ka mundësi se po bëj dialog.
Olta: Po unë ca pozicioni duhet të marr.