Të gjesh ushqimin e përditshëm për fëmijën është një stres më vete për nënat, sidomos për të vegjlit. Sakaq, dietologia Blerina Bomba tregon menynë për një ditë të plotë në mënyrë që fëmija të jetë i plotësuar për të gjitha vaktet ushqimore.
Mëngjes
- 1 veze të rrahur, të skuqur në pak vaj ulliri
- 1 fete të vogël buke thekre
- ½ gote qumësht
Paradite
- ½ kupe kos + ¼ kupës fruta
Drekë
- 30gr mish të kuq grire ose ¼ kupës fasule pure
- ½ kupe oriz ose makarona
- ½ kupe perime në copëza të vogla të buta
- ½ kupe qumësht
Pasdite
- ½ kupe kos + pak tërshëre + ½ kupe fruta
Darkë
- 1 fetë bukë thekre + 1 fetë djathë dhie
- ½ kupe perime (brokoli, domate, kunguj, karota etj)
- ¼ kupe lëng portokalli ose shegë ose mollë (të holluar me ujë)
.