Mënyra e thjeshtë për të shpëtuar rrobat nga njollat e djersës

Vera është ‘makthi’ i të gjithë atyre të cilët djersisin dhe ‘kanë frikë’ të dalin gjatës ditës nga era e keqe dhe mbi të gjitha nga shenjat që djersa lë në rroba. Nëse u pyesim nga sa veshje keni hequr dorë për shkak të këtyre njollave, me siguri numri do të ishte i lartë. Kryesisht, zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash që s’duam t’i shohim e aq më pak të mbeten shenjë. Por si gjithmonë, për çdo problem ka një zgjidhje.

Si mund t’i parandalojmë?

Ka dy mënyra për të parandaluar krijimin e këtyre njollave. Njëra prej tyre është zgjedhja e një deodoranti pa alumin. Pasi keni bërë këtë veprim, pas kohës së aplikimit, lëreni antidjerësën të thahet para se të vishni bluzën pasi ky është gabimi më i shpeshtë që bëjmë të gjithë . Nëse jeni duke nxituar, një tharëse flokësh do t’ju hynte në punë.

Si të shpëtojmë prej tyre?

Ju duhet një përzierje shumë e thjeshtë, që në bazë ka sodën e bukës. Soda e bukës ndihmon në rregullimin e nivelit të pehazhit (PH) dhe redukton bakteret.

Për këtë recetë magjike nevojitet lëng limoni, ujë dhe sodë buke.

Lëreni përzjerien të veprojë mbi njollë për disa minuta e më pas vendoseni atë në makinën larëse për ta larë si zakonisht. Voila! Shpëtuat!

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *