Mënyra fantastike që Haradinaj ka zgjedhur që të kalojë fundjavën

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është rikthyer maleve. Ai ka zgjedhur që këtë fundjavë të bëjë një ngjitje në malin e Bistricës, ku trashësia e dëborës ka arritur në mbi 30 cm. Ky është një pasion i ish-kryeministrit i cili herë pas here e praktikon.

Ai ka publikuar video nga momenti i ngjitjes në mal, ku bashkangjitur shkruan “20 mars 2021 jemi duke ngjitur majën e Bistrës. Moti nuk është i mirë por u kënaqëm,“-thotë Haradinaj.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka treguar se kishin bërë 2 orë ecje nga pika e nisjes që ishte Përvalla, duke shtuar se ishin argëtuar shumë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *