Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se mënyra se si i kryqëzoni gishtat e duarve, thotë shumë për personin që jeni. Ky përfundim është bazuar në një studim të kryer së fundmi dhe ju mund të zbuloni më shumë rreth vetes suaj.
Gishtin e majtë mbi të djathtin
Nëse kjo është mënyra se si i mbani duart, ka shumë të ngjarë që ju jeni një person praktik. Ju jeni një person që nuk merrni vendime të nxituara. Përpara se të arrini në një përfundim, ju i peshoni të mirat dhe të këqijat. Juve është e vështirë t’ju mashtrosh. Ju keni një cilësi të lindur për të zbuluar gënjeshtrat e të tjerëve. Për këto arsye, ju vlerësoheni shumë nga miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj, të cilët shpesh vijnë tek ju për të kërkuar këshilla. Por e gjithë kjo nuk do të thotë se jeni një person serioz. Përkundrazi, zgjuarsia juaj mund të ndriçojë edhe vendet më të zymta. Sensi juaj i çuditshëm i humorit ju bën një magnet për njerëzit.
Gishtërinjtë e përputhur
Ju jeni një person që shikoni edhe detajet më të vogla. Jeni perfeksionist dhe prisni të njëjtin nivel të përkushtimit edhe nga të tjerët. Ju gjithmonë dëgjoni mendimin e njerëzve të tjerë dhe përpiqeni të kuptoni këndvështrimin e tyre përpara se të merrni një vendim. Sinqeriteti dhe ndershmëria juaj, ndonjëherë mund të jenë çarmatuese për disa njerëz. Në marrëdhënie, gjithashtu, ju vlerësoni sinqeritetin dhe ndershmërinë dhe asnjëherë nuk guxoni t’i ndaloni diçka partnerit/partneres.
Gishtin e djathtë mbi të majtin
Nëse ky është pozicioni se si e mbani dorën, atëherë ju jeni person tejet emocional. Ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po ndjen një person edhe kur ata mund të përpiqen të fshehin emocionet e tyre të vërteta. Kjo aftësi unike lehtëson që të tjerët të hapen para jush. Gjithashtu, kjo aftësi ju ofron një perspektivë që të tjerët nuk mund ta shohin, duke ju ndihmuar të mendoni jashtë kutisë dhe duke ju lejuar të merrni vendime të sakta. Megjithëse, marrja e vendimeve pasi të keni peshuar emocionalisht të gjitha aspektet e tjera, ndonjëherë mund t’ju vonojë. Aftësia juaj për të kuptuar emocione të thella dhe për të siguruar ngrohtësi i tërheq njerëzit drejt jush. Në marrëdhënie, ju i kuptoni ndjenjat e pashprehura të partnerit tuaj.