Shumica e njerëzve sa hapin sytë mendojnë për kafen e mëngjesit si zgjimin përfekt. Por edhe pse kafja ka shije të mirë dhe përfitimet e saj shëndetësore, shpesh mund të bëhet edhe e dëmshme për shëndetin tuaj.
Prandaj nëse jeni fans i madh i kafes dhe doni ta reduktoni sasinë e saj ne kemi disa alternativa që do t’ju bëjnë ta harroni atë.
1.Bëni një shëtitje në mëngjes
Mbase do t’ju shijonte edhe një 15 minutësh më shumë në krevat, por nuk do të jetë aq i dobishëm sa një ecje e shkurtër në natyrë.
Ecja ka efekte rinovuese për mendjen dhe trupin, sidomos nëse ecni në natyrë dhe dielli i mëngjesit ju shoqëron.
2.Hani drithëra të plota
Studimet kanë treguar se të ngrënit karbohidrate të plota si bollgur,tërshëre apo kuinoa në mëngjes i ndihmon njerëzit të jenë më të vëmendshëm dhe të fokuar gjatë ditës.
3.Pini ujë
Zëvendësoni filxhanin tuaj të mëngjesit me një gotë të madhe uji. Edhe vetëm dehidrimi i butë mund të shkaktojë lodhje, kështu që sigurohuni që të pini sa më shumë ujë për të mbajtur trupin tuaj energjik.
4.Hapni dritaret
Ekspozimi ndaj dritës në mëngjes është thelbësor që të mbani trupin tuaj në sinkronizim me ritmet natyrore të tij. Prandaj sapo të ngriheni nga krevati gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni dritaret.
5.Bëni një dush të ftohtë
Nëse nuk mund të pini një filxhan kafe të ngrohtë për t’u zgjuar, pse të mos shijoni një dush të ftohtë? Nuk duket tërheqëse si gjë, por një ekspozim i shkurtër në ujë të ftohtë mund të ndryshojë efektet e lodhjes.
6.Vendosni në muzikë
Të dëgjuarit e këngëve tuaja të preferuara definitivisht do t’ju bëjë që ju të ndiheni optimist. Hulumtimet tregojnë se përfshirja në aktivitete muzikore mund të rritë zgjimin, duke përfshirë nxitjen e energjisë dhe reduktimin e lodhjes.