MEPJ: Nuk raportohet për shqiptarë në radhët e viktimave dhe të plagosurve në Greqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar duke konfirmon se deri më tani fatmirësisht nuk ka informacione për shqiptarë në radhë të viktimave apo të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi. Këtë lajm e bëri të ditur këshilltarja për mediat në këtë ministri.

“Në cilësinë e Këshilltares për Median, ju bëj me dije se Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje” – thuhet në regim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *